Edhe pse çmimi i naftës është rikthyer sërish në nivelin që detyroi qeverinë të ngrinte bordin e transparencës, aktualisht kjo e fundit nuk po mendon për rikthimin e kësaj strukture që diktonte çmimet në tregun e hidrokarbureve.

Ministrja e Ekonomisë pranon se kjo ka qenë dhe nëe nga sygjerimet që iu është bërë nga FMN ndërkohë që deklaron se do të kompesojnë rritjen e çmimit për transportin urban.

Në mbledhjen e qeverisë janë miratuar dhe 3 marrëveshje financimi me qeverinë gjermane prej 110 milionë euro një prej të cilave për investime rehabilituese në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Në daljet pas mbledhjes së këshillit të ministrave ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin u pyet nga gazetarët dhe për videopërgjimin e bërë publik nga ish zvkryeministri në arrati Arben Ahmetaj të cilit ministrja Ismailaj i kërkon të kthehet për tu përballur me drejtësinë.

Ndërsa u pyet dhe për qëndrimin që do mbajë mazhoranca nëse SPAK do ti drejtohet sërish parlamentit me një kërkesë të re për heqjen e imunitetit për ish zv ministren Belinda Balluku.

/tvklan.al