Me një rritje ekonomike prej 3.71% në tremujorin e parë të vitit, ekonomia shqiptare ka ruajtur ritmin pozitiv të zhvillimit, e mbështetur nga ndërtimi, shërbimet, aktivitetet financiare dhe pasuritë e paluajtshme. Në këtë sfond, qeveria po përgatit edhe paketën e re të politikave për tërheqjen e investimeve të huaja.

Përveç ligjit të ri për investimet strategjike, ekzekutivi po punon edhe për politika të reja që lidhen me zhvillimin e industrisë nxjerrëse, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe zgjerimin e produkteve financiare. Ndërkohë, projektet turistike me ndikim të madh ekonomik mbeten një tjetër prioritet.

Në fokus mbetet edhe reforma e pensioneve. Ministrja Delina Ibrahimaj bëri të ditur se analizat me ekspertët e Bankës Botërore janë drejt përfundimit dhe brenda muajit shtator do të prezantohen ndryshimet e para në komponentët e sistemit.

Sipas qeverisë, kombinimi i rritjes ekonomike, investimeve të reja dhe reformave strukturore pritet të krijojë baza më të forta për zhvillimin e ekonomisë shqiptare në vitet në vijim.

Tv Klan

/tvklan.al