Në një intervistë për Klan News ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se në hartimin e paketës janë marrë parasysh kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve ndaj politika e re fiskale synon të lehtësojë kostot e jetesës.

Ministrja bëri të ditur se ndër masat e parashikuara në paketën fiskale janë ulja e TVSH-së për ushqimet, lehtësimi i barrës tatimore për shtresën e mesme dhe heqja e taksës së qarkullimit për karburantet.

Qeveria sipas saj do të vijoje qe te angazhohet për monitorimin e çmimeve.

Ibrahimaj tha se do të ketë një dyfishim të bonusit mujor të pensionit derisa ai të shkojë në shumën e 40 mijë lekëve.

Ajo theksoi gjithashtu se biznesi i vogël do të vijojë të jetë i përjashtuar nga taksimi, ndërsa do të synohet formalizimi i tij.

Në fund të intervistës pati një mesazh.

Në vitin 2027 sipas Ibrahimajt do të vijojë nxitje rritjen e investime në vend, në mënyrë që të ketë shtim të vendeve të punës.

Klan News

/tvklan.al