Vazhdojnë përplasjet mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës, këtë herë me ndërhyrjen e forcave të policisë në Nordelta të Argjentinës.
Gjithçka ka nisur pas një denoncimi të bërë nga 39-vjeçarja, e cila ka shkuar me urgjencë në shtëpinë e futbollistit ku ka pasur edhe një debat të dhunshëm në rrugë.
Sipas denoncimit, Icardi kishte qortuar dhe mbyllur në dhomë vajzën e tyre 11-vjeçare, e cila kishte kërkuar ndihmë përmes aplikacionit WhatsApp nga një kompjuter portativ.
Pas kësaj ngjarjeje, gjykata ka lëshuar një urdhër ndalimi 45-ditor për sulmuesin, duke ia ndaluar t’i afrohet vajzës në një distancë prej më pak se 300 metrash, si dhe duke i ndaluar çdo lloj forme komunikimi me të.
Në përgjigje të këtyre akuzave, stafi ligjor i Icardit publikoi një komunikatë ku mohohet kategorikisht çdo ushtrim dhune ndaj së bijës, duke theksuar se raporti i emergjencës mjekësore konfirmoi mungesën e lëndimeve.
Përfaqësuesit e lojtarit shprehën keqardhje që fëmijët po përdoren në konfliktet mes të rriturve, ndërsa sqaruan se ndaj tij nuk ka asnjë urdhër arresti.
Ata konfirmuan gjithashtu se policia ka sekuestruar pajisjet elektronike, nga ekspertimi i të cilave avokatët shpresojnë të zbardhet e vërteta dhe të vërtetohet pafajësia e lojtarit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
