Iftarin e parë të këtij Ramazanit të këtij viti, mijëra banorë të Rafahut po e mbajnë pa frikën e bombave që i fluturonin mbi kokë si në atë të kaluarin, por në qiell të hapur mes rrënojave të të shtëpive të shkatërruara nga lufta izraelite.

“Sot, nuk ka shtëpi për t’u mbledhur, ndaj zgjodhëm këtë mënyrë, një tryezë të gjatë për të mbledhur mijëra njerëz”, tha Mohamed Hamad, organizator i iftarit.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mediave në gjithë botën. Mes gjithë kësaj sakrifice, ata pritet të përballen edhe me një tjetër vështirësi të madhe, siç është mungesa e ndihmave ushqimore.

Qeveria izraelite vendosi që nga kjo e diel të ndalojë hyrjen e ndihmave humanitare nga jashtë për Rripin e Gazës, për një afat të pacaktuar.

Zyra e kryeministrit Nentanjahu njoftoi se vendimi u mor pasi Hamasi nuk pranoi planin amerikan për zgjatjen e armëpushimit me përfundimin e fazës së parë.

Organizata palestineze tha se nuk ishte nevoja e zgjatjes së armëpushimit, kur marrëveshja parashikon që menjëherë pas përfundimit të fazës së parë të shtunën, të hynte në fuqi e dyta dhe të vijohet me lirimin e pengjeve e të burgosurve dhe me tërheqjen e ushtrisë izraelite.

Tv Klan