Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive në disa qarqe në Shqipëri gjatë 24 orëve të ardhshme.
Qarqet Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër do të jenë më të prekura.
Në këto katër qarqe, së bashku me Durrësin, sipas IGJEO-s parashikohet që reshjet të shoqërohen me shtrëngata, ku mund të krijojnë probleme të ndryshme si rënie gurësh e inertesh, vërshime të ujit në zona urbane të lokalizuara.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Era do të fryjë e fortë në zonat bregdetare dhe ato malore. Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, Kapitenaria e Portit Vlorë ka ndërprerë lundrimin e anijeve të vogla deri në mëngjesin e së Enjtes, në varësi të kushteve të motit.
Bazuar mbi këto parashikime, Agjencia e Mbrojtjes Civile kërkon rritje të vëmendjes, gatishmëri dhe monitorim të situatave nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një ulje të lehtë të enjten, me vetëm 2 gradë si në vlerat maksimale dhe ato minimale, duke bërë që termometri të shënojë 2 gradë Celsius në vlerat minimale dhe 14 ato maksimale.
Qarqet që rrezikojnë nga përmbytjet lokale:
SHKODËR
KUKËS
DURRËS
VLORË
GJIROKASTËR
Temperaturat e ajrit, 29 janar
NË BREGDET: 9 / 14 °C
NË VENDET E ULËTA: 5 / 12 °C
NË VENDET MALORE: 2 / 8 °C
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 