Mëngjesin e sotëm forcat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur punën për shembjen e ndërtimeve pa leje në disa zona të vendit.

Aksioni i IKMT është përqëndruar në vijën bregdetare të Velipojës, Shkodër dhe në Karaburun të Vlorës.

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit mbështetet edhe nga forcat e Policisë së Shtetit.

“Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje. Paralelisht, IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore”,thuhet në njoftimin e IKMT.

Deri në këto momente nuk ka patur kundërshti nga pronarët e subjekteve të ndërtuara pa leje. /tvklan.al