Hiqet Kali i Trojës i vendosur në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit. Forcat e IKMT kanë zhvilluar aksion për prishjen e tij me argumentin se vepra pengonte lëvizjen e qytetarëve në trotuar dhe tërhiqte vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, çka mund të bëhej shkak për aksidente. 

Një aksion i tillë u ndërmor edhe para 6 vjetëve duke rrëzuar trupin e kalit, por një pjesë e objektit ra në eskavator dhe ky aksion u ndërpre.  Veç këtij objekti, në qytetin e Elbasanit Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit po shemb edhe ndërtime të tjera pa leje ndërsa aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Klan News