Një pilulë që merret çdo ditë po konsiderohet si një nga përparimet më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të pankreasit në dekadat e fundit.
Ilaçi i ri ka dhënë rezultate premtuese në provat e para klinike, duke frenuar rritjen dhe zvogëluar ndjeshëm tumoret te pacientët me këtë formë agresive të kancerit.
Në studimin ku morën pjesë 61 pacientë të diagnostikuar, tumoret ndaluan së rrituri në 90 për qind të rasteve.
Mbi 60 për qind e pacientëve patën zvogëlim të tumoreve, ndërsa në një në 12 raste ato u bënë të padukshme në skanimet mjekësore.
Rezultatet janë cilësuar si përparimi më i madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje prej dekadash.
Megjithatë, mjekët theksojnë se trajtimi nuk mund të konsiderohet ende një kurë.
Pacientët u ndoqën mesatarisht për 18 muaj dhe nevojiten studime më të gjata për të kuptuar nëse sëmundja mund të vihet në kontroll dhe për sa kohë mund të parandalohet rikthimi i saj.
Shkencëtarët shpresojnë që kjo qasje të japë rezultate edhe në forma të tjera të kancerit, përfshirë atë të mushkërive dhe vezoreve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
