Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ai është shtruar të shtunën, kur është transportuar me urgjencë nga ambientet e burgut drejt spitalit, për shkak të një infeksioni të rëndë në lëkurë dhe temperaturë të lartë.

Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen SASPAC të abuzimit me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme për dosjen e sterilizimit.

Tv Klan

/tvklan.al