Në 10-vjetorin e shenjtërimit të saj, Kisha Katolike e Shqipërisë ka vendosur një shtatore në nder të Shën Terezës në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë.
I pranishëm në inaugurimin e saj ishte Arqipeshkvi Metropolit Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, së bashku me Nuncin Apostolik, Miroslav Adamczyk, dhe qindra besimtarë.
Imzot Arjan Dodaj, teksa u ndal tek Shën Tereza, ai u shpreh se humanistja shqiptare ishte shërbëtore e njerëzve në nevojë dhe vështirësi.
Ndërsa skulptori i shtatores tregon se kjo është një nga punët e tij më frymëzuese dhe domethënëse për karrierën e tij.
Më 5 shtator të vitit 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore Nënë Terezën për kontributin e saj tek të varfrit dhe për rolin e saj për mbarë Kishën Katolike.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 