Qyteti i Gramshit tani ka një stadium të ri dhe modern, me kushte perfekte për të zhvilluar ndeshjet e skuadrës së parë dhe ku fëmijët do të hedhin hapat e parë drejt ëndrrës së tyre në futboll.
I pranishëm në inaugurimin e këtij stadiumi ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që e vlerësoi si një investim të rëndësishëm në infrastrukturën e sportit.
Inaugurimi i stadiumit të ri u shoqërua edhe me nisjen e edicionit të ri të projektit të FSHF-së “Uniforma Ime”, përmes të cilit fëmijët që aktivizohen në shoqatat dhe akademitë e Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan do të pajisen falas me uniforma dhe bazë materiale sportive.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 