Gjatë kohës që ishtë zv.ministër shkëmbente emaile me kompaninë që më pas fitoi koncensionin

Për gati 1 orë e 30 minuta ka qëndruar në SPAK ministri i Financave, Ervin Mete. Pas daljes nga prokuroria ministri Mete nuk ju përgjigj interesit të mediave për të dhënë shpjegime se për çfarë çështje është pyetur.

Burime të Klan News bëjnë me dije se Ervin Mete ka dhënë shpjegime për çështjen e inceneratorëve.

Ministri është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Emri i Metes ka dal pas aktekspertimit të kompjuterit të Klodina Zotos. Kur Ervin Mete ishte zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave i ka dërguar disa emaile kompanisë koncesionare që do të fitonte koncesionin për ndërtimin e inceneratorëve. Mbeten të paqarta të dhënat se çfarë ka pasur në përmbajtje të atyre e-maileve.

Duhet theksuar se Mete është thirrur nga prokurorët që drejtojnë hetimet për çështjen e ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky i fundit është në kërkim ndërkombëtarë dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg” në mungesë. Ahmetaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë.

Klan News