Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi këtë të martë, 19 maj, vendimin e Apelit të Posaçëm, ku nuk pranon rekursin e të dënuarve për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
Për këtë çështje Apeli dënoi Lefter Kokën me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj, ndërsa Alqi Bllako u dënua me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.
Lefer Koka 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj.
Alqi Bllako 4 vite burg me gjykim te shkurtuar 2 vite e 6 muaj.
Pëllumb Abeshi 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.
Bardhyl Çibiri 3 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite burg.
Serafin Papa 2 vite burg me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj.
Jonida Zeqo 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.
Mirel Mërtiri 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj.
Stela Gugallja 7 vite burg me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj.
Klodian Zoto 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj.
Kujtojmë se ish-ministri Koka u lirua në dhjetor të vitit 2025, katër vite pas arrestimit të tij, ai prangos në dhjetor të 2021, për 3 vepra penale: shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Fillimisht ai u vu në akuzë për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa në mars të vitit 2022 iu komunikua edhe akuza për inceneratorin e Fierit dhe më vonë për atë të Tiranës.
Për djegësin e Elbasanit, gjykata e Durrësit i dha të drejtë Kokës, duke e liruar me kusht pas dënimit të marrë prej 6 vjet e 8 muaj.
Sa i takon inceneratorit të Tiranës, ai u dënua me 2 vite burgim për shpërdorim detyre, dënim të cilin e kishte vuajtur në paraburgim.
Ndërsa për Fierin, ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6.8 vite burg, por dosja u kthye për rigjykim në Apelin e Posaçëm, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.
Në dosjet e inceneratorëve, krahas ish-ministrit të Mjedisit janë akuzuar dhe dënuar edhe ish-deputeti Alqi Bllako, i liruar së fundmi, si dhe biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, që ndodhen në arrati.
/tvklan.al












Botërori 2026 
