Për Gjykatën e Lartë, Apeli i Posaçëm duhet të rigjykojë edhe një herë dosjen për inceneratorin e Fierit.
Gjyqtarët e Lartë prishën vendimin e dhënë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës së Posaçme, që kishte kthyer për rigjykim dosjen në dhjetor 2024 në Shkallë të Parë.

Me këtë vendim, tashmë një trupë e ndryshme nga e para do të duhet të dalë me një vendim të formës së prerë për këtë dosje.

GJKKO ka dënuar me 8 vite burg biznesmenin Klodian Zoto, i cili ndodhet në arrati, me 6 vite e 8 muaj burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, me 2 vite e 8 muaj ish-deputetin Alqi Bllako dhe 9 të tjerë me masa më të ulëta dënimi.
Ndërkohë, 3 të hetuar morën pafajësi.

Gjatë gjykimit, të pandehurit kërkuan pafajësi për akuzat e ngritura nga SPAK, se ishin përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

Tv Klan

/tvklan.al