Pas incidenteve me demokratët në protestën e studentëve, Sali Berisha tha se fshihen puthadorë të Kryeministrit Rama të paguar prej tij për të shuar edhe këtë tubim si atë të Flamingove.
“Dy-tre provokatorë të ulët me emër e mbiemër, apo nje grusht i vogël ekstremistësh të majtë si diktojnë dot PD asnjë lloj qëndrimi të saj ndaj protestave”, tha Berisha.
Dorën e bashkëpunimit ia shtrin çdo force opozitare në mbështetje të kauzave të studentëve, përveç atyre që thotë se legjitimojnë krimet e 4 mandateve qeverisje të Edi Ramës.
Refuzon çdo dialog me Edi Ramën dhe thotë se mbështet kauzat e studentëve.
Edhe pse beson se e keqja e zgjedhjeve nuk qëndron tek sistemi por tek vrasja e garës nga ajo që e cilëson narkoshtet, sërish shprehet i gatshëm për të kaluar në një sistem proporcional kombëtar 100 me lista të hapura.
Teksa presidenti dekretoi 9 majin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Berisha pranon se opozita është e vonuar në përzgjedhjen e kandidatëve të saj në 46 bashkitë e vendit.
Edhe në këtë komunikim virtual me ndjekësit e tij në rrjetet sociale nuk i kurseu shigjetimet për zëvendeskryeministren Balluku.
Kryedemokrati iu rikthye edhe akuzave për buxhetin dhe paketën e re fiskale.
Ripërsëriti se me ardhjen në pushtet qeveria e djathtë nuk do ketë taksë më të lartë se niveli 12.5%, përvshi edhe TVSH-në dhe se 1 litër naftë nuk do të tregtohet më shtrenjtë nga vendet e rajonit.
/tvklan.al












Botërori 2026 