Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një atentat i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Rripin e Gazës. Një autobus që transportonte fëmijë izraelitë është hedhur në erë. Bilanci i deritanishëm flet për dy të vdekur shoqërues të fëmijëve si dhe 12 fëmijë të plagosur, mes tyre 7 në gjendje të rëndë. Autobusi i cili i çonte në shkollë fëmijët izraelit ishte i blinduar, por shpërthimi ka ndodhur pikërisht në një pjesë të kësaj rruge, ku dje ushtarë izraelitë kishin çaktivizuar 20 kg eksploziv.

Ngjarja e sotme e cila vjen pas plagosjes se diplomatit izraelit në Jemen, si dhe vrasjes së një ushtari hebre, e ka acaruar dhe më tej konfliktin 54 ditor mes Izraelit dhe Palestinës. Kryeministri i vendit Ehud Barak, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit të tij. Për atentatin e sotëm autoritet e izraelit kanë akuzuar militantët e Hamasit ose xhihadit islamik./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori