27 gusht 2026 – India do të jetë nikoqire e samitit të BRICS-it, i cili do të zhvillohet në New Delhi më 12 dhe 13 shtator, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Indisë.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë liderët e vendeve anëtare dhe partnere të BRICS-it, së bashku me disa të ftuar nga vende të tjera.
Sipas ministrisë, diskutimet do të përqendrohen në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të BRICS-it, si dhe në çështje të rëndësishme globale dhe rajonale.
Gjatë presidencës së Indisë këtë vit, janë zhvilluar më shumë se 350 takime dhe aktivitete të nivelit të lartë në mbi 25 qytete indiane, me synim zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit strategjik brenda BRICS-it.
India vlerëson se drejtimi i saj i këtij grupimi ka ndihmuar në rritjen e bashkëpunimit përmes nismave konkrete dhe projekteve që synojnë zhvillimin.
BRICS përbëhet aktualisht nga 11 vende. Grupi u krijua fillimisht nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, ndërsa më vonë iu bashkuan Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia, Indonezia dhe Irani.
Vendet e BRICS-it përfaqësojnë më shumë se 40% të popullsisë së botës dhe mbi 32% të ekonomisë globale.
Gjithashtu, tregtia mes vendeve anëtare të këtij grupimi ka kaluar shifrën e 1 trilion dollarëve gjatë vitit 2025.
/tvklan.al












Botërori 2026 