Mesazhe të forta për familjen, shoqërinë dhe jetën, u përcollën përmes komedisë “Indian Party” e ngjitur vetëm për një natë në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës.

Komedia vjen nën regjinë e Madi Selimit dhe flet për historinë e katër shoqeve, që takohen në një suitë hoteli për të festuar fundin e beqarisë së një tjetër shoqeje.

Në pritje e sipër ato fillojnë të zbulojnë sekrete të mbartura prej vitesh. Për shkak të fjalorit  “pikant” dhe mesazheve që u përcollën komedia u përzgjodh të ndiqet nga një publik +16 vjeç.

Një komedi mjaft interesante ku personazhet i bazojnë argumentet e tyre nga eksperiencat jetësore. Komedia plot surpriza e të papritura u mirëprit mjaft mirë nga publiku durrsak të cilët e duartrokitën fort.

Tv Klan