Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë në mbështetje të kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, në një kohë kur ky i fundit po përballet me presion të fortë nga drejtues të futbollit ndërkombëtar.
Trump e ka cilësuar si një “gabim të tmerrshëm” çdo përpjekje për ta larguar Infantino nga drejtimi i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Futbollit.
“FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për çfarëdo arsyeje, do të merrte në konsideratë zëvendësimin e Presidentit Gianni Infantino”, tha Trump.
Deklarata e presidentit amerikan vjen pasi UEFA, Konfederata e Futbollit e Amerikës Veriore e Qendrore dhe Konfederata Aziatike e Futbollit, publikuan një letër të përbashkët ku akuzojnë Infantino për shkelje të besimit dhe mashtrim, lidhur me një projekt të braktisur për shitjen një pjese të të drejtave tregtare të Kupës së Botës investitorëve privatë.
Trump e cilësoi presidentin e FIFA-s si fantastik, duke theksuar se nën drejtimin e tij është zhvilluar Kupa e Botës më e suksesshme dhe më fitimprurëse.
/tvklan.al












Botërori 2026 
