Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka deklaruar se do të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës 2030 nga 48 në 64 ekipe.
Infantino tha se kjo do t’u japë më shumë vendeve mundësinë të ëndërrojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe të nxisë zhvillimin e futbollit në mbarë botën.
Megjithatë, ideja ka hasur edhe kritika, pasi disa trajnerë besojnë se zgjerimi ul vlerën e kualifikimeve dhe të vetë turneut.
Kupa e Botës që po mbahet aktualisht është e para me 48 skuadra. Pritet që plani për të shtuar ekipet finaliste të diskutohet në muajt e ardhshëm.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
