Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga projektit “FIFA Foruard Enterprise”. Kjo nismë parashikonte krijimin e një kompanie të re për menaxhimin e të drejtave tregtare, licencave dhe organizimin e aktiviteteve, përfshirë edhe Kupën e Botës, me pjesëmarrjen e investitorëve privatë.

“Pasi dëgjova me kujdes të gjithë këndvështrimet, u bë e qartë se projekti kishte krijuar përçarje të tilla që pavarësisht nivelit të mbështetjes, nuk është më në interesin asaj që synohej. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë të bashkohemi dhe të përmirësohemi. Si pasojë, ky propozim nuk do të ecë më tej”.

Vendimi është përshëndetur nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Projekti ishte prezantuar fillimisht si një mundësi për të rritur të ardhurat e FIFA-s dhe për të siguruar më shumë fonde për zhvillimin e futbollit në 211 federatat anëtare.

Megjithatë hasi menjëherë në kundërshtime të forta nga UEFA, konfederata të tjera si edhe nga drejtues brenda FIFA-s.

Gianni Infantino theksoi se objektivi i tij tani është të rikthejë unitetin mes palëve dhe të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e futbollit, veçanërisht te vendet që kanë më shumë nevojë për investime.

Tv Klan

/tvklan.al