Ramon Vega ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e presidentit të FIFA-s. Zvicerani 55-vjeçar bëhet kështu i pari që sfidon Gianiani Infantinon për zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars.

Ish-mbrojtësi i Kaljarit dhe Totenhemit ka besim se me platformën e tij për të ribashkuar botën e futbollit duke rikthyer besueshmërinë dhe stabilitetin do t’ia dalë të bindë shumicën e federatave anëtare në FIFA.

Duhet theksuar se presidenti aktual Giani Infantino e ka humbur besimin e shumë federatave të mëdha për shkak të planit të tij të parealizuar për shitjen e të drejtave të kampionatit Botëror tek një kompani e tretë.

Kjo gjë krijoi një situatë të paprecedentë në organizatën më të lartë të futbollit botëror pasi federatat më të mëdha revokuan mbështetjen për Infantinon, ndërsa edhe UEFA bëri një padi kundër tij.

Por Infantino nuk është tërhequr pavarësisht presionit të madh dhe ka shpallur kandidaturën për mandatin e tij të katërt në krye të FIFA-s, ku qëndron që prej vitit 2016.

Mbetet për t’u parë mbështetja që do të ketë Ramon Vega nga federatat që tashmë janë deklaruar kundër Infantinos për të prodhuar votat e duhura për të fituar zgjedhjet.

/tvklan.al