Inflacioni rikthehet në rritje në korrik. Çmimet e konsumit u shtrenjtuan me 3.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, nga 2.5% që ishte inflacioni në korrik 2025. Vetëm brenda një muaji, çmimet u rritën me 0.2%.
ECURIA E INFLACIONIT
| Korrik 2025 | 2.5% |
| Korrik 2026 | 3.4% |
| NDRYSHIMI | +0.9 pikë |
Por pas shifrës së përgjithshme fshihen disa nga kostot më të ndjeshme për familjet. Ushqimet mbeten kontribuesi kryesor, me 1.18 pikë përqindje në inflacionin vjetor.
Pas tyre vijnë qiratë, uji, energjia dhe karburantet, me 0.83 pikë, ndërsa transporti shton edhe 0.52 pikë përqindje.
NDIKIMI NE RRITJEN E INFLACIONIT
| Ushqime & pije joalkoolike | +1.18 pikë |
| Qira, ujë, energji, gaz & karburante | +0.83 pikë |
| Transporti | +0.52 pikë |
| Mobilje & pajisje shtëpie | +0.23 pikë |
| Restorante & akomodim | +0.15 pikë |
| Pije alkoolike & duhan | +0.15 pikë |
Dhe pikërisht transporti është kategoria që po përshpejton më fort.
Në korrik, çmimet e transportit ishin 8% më të larta se një vit më parë, ndërsa vetëm nga qershori u rritën me 4.7%.
Argëtimi, sporti dhe kultura u shtrenjtuan me 6%, ndërsa qiratë, uji, energjia dhe karburantet me 4.1%.
Në anën tjetër, disa kategori kanë zbutur presionin mbi konsumatorin. Veshjet dhe këpucët u liruan me 1.8%, ndërsa informacioni dhe komunikimi me 0.9% në bazë vjetore.
NDIKIM NEGATIV NE INFLACION
| Veshje & këpucë | -0.07 pikë |
| Informacion & komunikim | -0.03 pikë |
/tvklan.al












Botërori 2026 