Deti i Karaibeve është një nga pikat e referimit në botë për plazhet me ujëra të pastra kristal. Megjithatë, nuk është e nevojshme të udhëtoni kaq larg për të shijuar zonat ranore të këtij lloji.

Shumë më pranë, udhëtarëve të huaj iu mundësohet një alternativë tjetër, që nuk ka asgjë për t’u pasur zili nga vende si Republika Domenikane, Kuba apo Porto Riko. Shqipëria është një destinacion që befason me bukurinë e saj natyrore, plazhet e saj spektakolare dhe historinë e saj të pasur shkruan e përditshmja  spanjolle “Información”.

Tirana, mund të jetë një pikënisje e mire për udhëtarët pasi kryeqyteti shqiptar ofron një ndërthurje të kulturës, historisë dhe jetës së natës. Më pas rekomandohet Berat, “qyteti i një mbi një dritareve” ku udhëtarët mund të zbulojnë arkitekturën unike të tij.

Parku Kombëtar i Llogarasë është vendi ideal për adhuruesit e natyrës dhe ecje. Parku ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe Rivierës Shqiptare nga e cila cilësohet si një nga xhevahiret e rralla të vendit tonë.

Veçon plazhet e Dhërmiut të cilat kanë tërhequr si kërkuesit e qetësisë ashtu edhe adhuruesit e sporteve ujore.

Jo shumë larg Dhërmiut është Ksamili një perlë tjetër e rivierës shqiptare i famshëm për ishujt e tij të vegjël të arritshëm me not ose me varkë, ku ujërat kristal dhe rëra e bardhë e butë ju ftojnë të pushoni dhe të shijoni relaksin.

Shqipëria shquhet për mikpritjen dhe dashamirësinë e njerëzve të saj ndaj të huajve.

Vlerëson investimet në infrastrukturë dhe përpjekjet e autoriteteve për të rritur sigurinë gjatë këtyre viteve të fundit duke bërë që shumë udhëtarë ta shohin Shqipërinë si një destinacion të sigurt.

Klan News