Instagram ka prezantuar mjete të reja për shkrimin në mënyrë që përdoruesit të  ideojnë një foto që reflekton më mirë personalitetin e tyre. Tashmë, ata mund të  vendosin shkrime mbi foto, ngjitëse etj për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Përdoruesi duhet të zgjedhë imazhin dhe më pas vijon në hapin tjetër për të mbivendosur një shkrim me llojin e shkrimit që pëlqen. Nëse duan të mbivendosin disa foto në një postim, duhet të klikojnë butonin e galerisë  në cepin e djathtë në pjesën e sipërme të ekranit.

Ngjitësi mund të ndryshohet dhe të përmbajë tekst, imazh tjetër etj e të kthehet në katror, rreth, zemër apo yll duke e klikuar.

Shkrimi mund të jetë i animuar dhe me efekte të ndryshme. Kjo mund të aplikohet edhe për videot Reels  apo postimet në Story.

Ndryshimi i fundit është një vijimësi e pararendësve që Instagram ka bërë gjatë këtij muaji.  Tani përdoruesit mund të ngarkojnë 20 foto në një postim të vetëm. Gjithashtu mund të bashkëngjisin një këngë në profilin e tyre./tvklan.al