Ulja e numrit të lindjeve nuk ndalet në Shqipëri, duke theksuar hendekun mes popullsisë së moshuar dhe asaj të re, e për pasojë edhe në tkurrjen e popullsisë.
Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2026 është 5.083, duke shënuar një rënie me 3,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2025.
Në të njëjtën periudhë shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive , por vetëm me 218 lindje më shumë se vdekje.
Pesë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë është negative, duke regjistruar më shumë vdekje se lindje.
E teksa Tirana është qarku me shtesën natyrore më të lartë me 1.033 lindje më shumë sesa vdekje, Korça është qarku me shtesën natyrore më të ulët me 265 vdekje më shumë sesa lindje.
Ekspertët e lidhin këtë fenomen me emigracionin elartë, rritjen epopullsisë së msohuar me sëmundshmëri me disa diagnoza.
Në Gjirokastër në 3 mujorin e dytë të këtij viti kanë ardhur në jetë vetëm 66 bebe apo e thënë ndryshe vetëm 22 foshnje në muaj.
Edhe pse Tirana mban numrin më të lartë të lindjeve me 2.310 lindje, po ashtu regjsitron edhe rënien më të madhe në shifra të foshnjeve që kanë ardhur në jetë me 12,0 %, krahasuar me tremujorin dytë 2025.
/tvklan.al












Botërori 2026 
