Turizmi po shënon një ecuri dukshëm më të mirë se viti 2023 që në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT për strukturat akomoduese në Shkurt tregojnë se numri i të huajve në hotele u rrit ndjeshëm në raport  me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më  konkretisht në Shkurt 2024, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 23,7%, në krahasim me Shkurt të 2023 dhe numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 58,0% thuhet në publikimin e INSTAT.

Turistët po vijnë në numër më të lartë por ndërkohë po qëndrojnë edhe më gjatë në Shqipëri të paktën nëse i referohemi publikimit mbi strukturat akomoduese të shkurtit te ketij viti.

Sipas publikimit te fundit te INSTAT, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 53,2%, në krahasim me Shkurtin e 2023.

Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qëndror ka shënuar rritje me 73,9%, në zonat jo-bregdetare është rritur me 60,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ndërsa numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 57,0%” nënvizon INSTAT. Teksa përgatitjet kanë filluar për sezonin e ri turistik, pritet që Shqipërinë këtë vit ta vizitojne mbi 14 milione turiste.

Klan News