Muaji korrik ka reflektuar një ngadalësim të rritjes së shifrave të turistëve. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rreth 1 mijë e 825 mijë vizitorë. Ky numër është rritur me 7 mijë e 112 vizitorë ose, thënë ndryshe, 0.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën 7-mujore, numri i turistëve gjatë këtij viti është rritur me 3.5%, pasi nga janari në korrik të këtij viti kanë hyrë 6.5 milionë turistë të huaj, ndërsa vitin e shkuar ishin 6.3 milionë.
Gjatë korrikut, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku mbizotërojnë turistët nga Europa Jugore me rreth 70% dhe ata nga Europa Perëndimore me 12%, ndërsa Europa Qendrore dhe Lindore përbëjnë 10% të vizitorëve.
Tkurrja e turizmit në vend duket se ka ardhur jo vetëm nga shifrat e të huajve që janë ngadalësuar, por edhe nga daljet e shqiptarëve jashtë vendit gjatë muajit korrik.
Sipas INSTAT, në korrik rreth 783 mijë shqiptarë kanë zgjedhur të pushojnë jashtë territorit të Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11.1%, krahasuar me korrik 2024.
TURISTËT E HUAJ NË KORRIK
Korrik 2024 – 1 milionë e 818 mijë e 378
Korrik 2025 – 1 milionë e 825 mijë e 490
TURISTËT E HUAJ
Janar – Korrik 2024 – 6 milionë e 362 mijë e 046
Janar – Korrik 2025 – 6 milionë e 587 mijë e 141
DALJET E SHQIPTARËVE JASHTË VENDIT
Korrik 2025 – 782 mijë e 849
Korrik 2024 – 704 mijë e 699
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
