Pavarësisht nevojave që ka tregu, punësimi i të rinjve vijon të mbetet në shifra negative.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, për tremujorin e parë të 2026-ës shkalla e punësimit për grup-moshën 15-29 vjeç ka pësuar sërish rënie, duke zbritur në nivelin 42,8% nga 44.8% që ishte në tremujorin e parë të Vitit 2025.
Të dhënat e Anketës Tremujore të Forcave të Punës, tregojnë një realitet tjetër për grupmoshën 30-64 vjeç, me nivelin e shkallës së punësimit më të lartë, 78.6% në muajt e parë të këtij viti, me një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025.
Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç është 76,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2025, ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje.
Ndërsa shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart u vlerësua në 58%. Edhe ky tregues ka shënuar rënie, me 0,3 pikë përqindje.
Shkalla e papunësisë mbetet më e lartë tek femrat në tremujorin e parë të 2026, me 9.2%, krahasuar me meshkujt 7.6%.
Sa u përket sektoreve, shërbimet rezultojnë me ecuri pozitive me një rritje vjetore prej 4.2% të punësimit dhe një rritje tremujore 1.0%. Nga ana tjetër, bujqësia dhe industria kanë vazhduar në rënie, konkfetisht në -1.7% dhe -5.7% në tre muajt e parë të 2026.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 