Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste u mblodh në Tiranë këtë të shtunë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryeministri Edi Rama. Para përfaqësuesve të partive simotra, Rama deklaroi se pret me padurim fushatën për të përmbushur misionin që ka që nga dita e parë që ka marrë pushtetin, integrimin e Shqipërisë në BE.
“Tashmë jemi në fund të mandatit të tretë të qeverisë sonë progresive dhe presim me padurim një fushatë mjaft tërheqëse zgjedhore për të marrë mandatin e katërt dhe për të përmbushur misionin që e kemi marrë me shumë seriozitet ë nga dita e parë për ta çuar Shqipërinë në Be dhe për t’i dhënë fund një historie të gjatë margjinalizimi, diskriminimi dhe gjithçkaje tjetër që mund ta shtoni vetë”, tha Rama.
Kryeministri e sheh Shqipërinë të bekuar sepse ndodhet në mes të Europës, por edhe të mallkuar prej shumë viteve që qëndruan të bllokuar si pasojë e komunizmit. Por tani, sipas tij, Shqipëria ka shansin dhe mundësinë që ta përfundojë këtë punë.
“Është koha jonë tashmë, është momenti ynë, është shansi ynë, është mundësia jonë e madhe për ta përfunduar këtë punë dhe për të nxjerrë maksimumin e këtij shansi të jashtëzakonshëm që na paraqitet si një mundësi mjaft faktike për tu bërë pjesë e BE”, tha Rama.
Nuk la pa kujtuar se tashmë Shqipëria është vendi pararojë sa i përket procesit të anëtarësimit duke lënë pas Malin e Zi dhe Serbinë. Një nga faktorët sheh edhe Reformën në Drejtësi.
“Kemi pastruar masivisht procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe ia kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv në pushtetin gjyqësor dhe nuk ka qenë kështu deri disa vite më parë”, tha ai./tvklan.al