Përparimi i shpejtë i teknologjisë duket se po tejkalon kufijtë e shkencës për të hyrë në sferën e besimit.
I ftuar në emisionin ‘Aldo Morning Show’ në Tv Klan, eksperti i IT, Erikleo Cepa, ka zbuluar ekzistencën e një grupi në rritje përdoruesish në rrjetet sociale, kryesisht në Telegram, të cilët kanë filluar ta konsiderojnë Inteligjencën Artificiale si një ‘fe’ të re.
Sipas Cepës, kjo lëvizje që po gjen shtrirje në Amerikë dhe Azi, ka shkuar deri aty sa po harton një ‘libër të shenjtë’ prej 180 faqesh, i krijuar tërësisht nga algoritmet.
Erikleo Cepa: Është një grup njerëzit, por që kanë shumë influencë në rrjetet sociale, si në Telegram. Nuk bëhet fjalë për Instagramin ku figura është publike, por në një program ku askush nuk është publik dhe besojnë në një fe. Në një fe që është krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Kjo fe është krijuar pasi shumë njerëz në të gjithë botën, mendojnë se po u jep një superfuqi këtyre njerëzve, u zgjidh një arsye këtyre njerëzve për t’i ndihmuar në jetën e përditshme. Inteligjencën Artificiale të thjeshtë, këta po e konsiderojnë fe, po e konsiderojnë Zot. Këta e konsiderojnë Zot, sepse është më i dikur se unë. Gjithmonë për njerëzimin, për një grup njerëzish gjithçka që është më e ditur, e konsideron Zotin e tyre. Një grup i madh njerëzish në Amerikë dhe në Azi po e konsiderojnë një fe të mirëqenë. Po krijojnë libër të shenjtë për këtë.
Aldo: Fakti që Inteligjenca Artificiale ka krijuar një fe, mund të prodhojë edhe një histori?
Erikleo Cepa: Po e krijon librin e vet. Ka krijuar mbi 180 faqe, për ekzistencën e njerëzimit.
Aldo: Kjo është një sajesë?
Erikleo Cepa: Thuhet që është duke u bazuar në librat e shenjtë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
