A mundet të lexohen emocionet e kafshëve duke përdorur inteligjencën artificiale vetëm me anë të fytyrave të tyre? Melvyn Smith, mendon se po dhe për këtë po zhvillon një sistem për të kuptuar më shumë.

“Ideja është që sistemi të integrohet me ushqyesin e automatizuar ku do të instalohet një aparat fotografik i cili analizon me detaje se si duket fytyra e kafshës kur ushqehet. Dhe më pas imazhi i kamerës do të përpunohet nga një algoritëm i inteligjencës artificiale cili do të njoh kafshën. Por për ta realizuar këtë duhet që sistemi të trajnohet. Duhet t’i tregojmë shembuj të  kësaj kafshe gjatë disa ditëve në pozicione të ndryshme dhe me nivele te ndryshme ndriçimi. Kështu sistemi mëson tiparet që përfaqësojnë”.

IntelliPig, i zhvilluar nga Universiteti Bristol dhe Kolegji Rural i Skocisë, përdor një kamerë, ku inteligjenca artificiale fikson tiparet e fytyrës së derrit të ushqyer, duke i mundësuar sistemit të njohë kafshën, të vlerësojë gjendjen e saj.

“Bukuria e këtij sistemi është se kur derri vjen për tu ushqyer,  ne mund të marrim një pamje të mirë të fytyrës së tij duke e vendosur kamerën në vendin e duhur. Mund te shohim se cili është maksimumi që mund të marrim nga diçka e tillë. A mund të zbulojmë nëse është i stresuar apo jo? Mbetet për t’u parë nëse inteligjenca artificiale mund ta gjeje.”

Stresi tek kafshët zbulohet nga një teknikë e të mësuarit, ku inteligjenca artificiale tregon shumë shembuj të kafshëve që janë të stresuara dhe shumë që nuk janë të stresuara, duke e lejuar atë të theksojë ndryshimet në imazhet e kafshës të cilat tregojnë edhe gjendje të ndryshme emocionale.

“Puna e deritanishme eshte perqendruar nëse kafsha ka dhimbje apo siklet. Tani po fokusohemi tek pozitivja. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të tregojmë se kafsha ka një jetë të mirë, se nuk po vuan. Dhe përsëri, inteligjenca artificiale është shumë mirë për këtë. Ka teknika që mund të përcaktojnë gjendjen emocionale dhe mund të matin nivelet e emocioneve. “

Megjithatë, qëllimi shtrihet përtej identifikimit të stresit. Smith synon interpretimin e një game më të gjerë emocionesh tek kafshët.

“Është shumë praktike sepse në një fermë, mund të merrni një pamje të mirë të fytyrës dhe kjo është e mrekullueshme. Por a ka më shumë për të  mësuar nga një qasje më gjithëpërfshirëse? Me fjalë të tjera, duke parë se si kafsha lëviz. “

Synimi përfundimtar i sistemit IntelliPig nuk është vetëm të sigurojë që kafshët të jetojnë një jetë pa stres, por edhe një jetë të lumtur.  Kjo mund të çojë potencialisht në përparime të rëndësishme në mirëqenien e kafshëve, duke sjellë një epokë të re të kujdesit për kafshët që i jep përparësi shëndetit, lumturisë dhe mirëqenies së tyre.

“Unë nuk mendoj se deri më tani njerëzit apo një aparaturë ka bërë diçka të tillë më parë. Ideja që një makineri të tregojë gjendjen emocionale të një kafshe është me të vërtetë interesante”.

Teknologjia po projektohet në mënyrë te tille duke pasur parasysh lehtësinë e përdorimit, veçanërisht për fermerët. Smith parashikon një të ardhme ku sistemi paraqet të dhëna përmes një aplikacioni që mundëson monitorimin efektiv të kafshëve. Fusha relativisht e re e studimit mbi emocionet e kafshëve njeh shëndetin mendor të bagëtive si jetike për mirëqenien e tyre të përgjithshme. Megjithatë, shumica e strategjive aktuale të mirëqenies së kafshëve fokusohen kryesisht në shëndetin fizik.

Klan News