Mbrëmjen e sotme do të përcaktohen edhe dy gjysmëfinalistet e mbetura në Champions League. Përballje emocionuese, me Inter që pret Bajernin në San Siro pas fitores 2-1 në çerekfinalen e parë në Gjermani. Italianët kanë besim sepse mbeten mbrojtja më e mirë e këtij edicioni me vetëm 3 gola të pësuar, por bavarezët kanë përgatitur strategjinë për ta kthyer ndeshjen.

“Nuk jemi të tensionuar, më tepër jemi krenarë për atë që po bëjmë në këtë sezon. Në ndeshjen e parë bëmë një paraqitje madhështore dhe synojmë ta përsërisim në San Siro. Megjithatë, do të jetë edhe më e vështirë”, shprehet trajneri i Inter, Simone Inzaghi.

“Detajet do bëjnë diferencën. Ose je i zoti të mbrohesh, ose të shënosh. Në mbrëmje të tilla mjafton fare pak për të vendosur lojën. Shpresojmë të kemi po aq raste sa në sfidën e parë dhe këtë herë ti shfrytëzojmë maksimalisht. Luajmë vetëm për fitore”, tha trajneri i Bayern, Vincent Kompany.

Spektakolar do të jetë edhe dueli në Bernabeu, me Realin që kërkon të rikthehet në lojë, pas humbjes 3-0 përballë Arsenalit në Londër. Misioni është i vështirë, por te Los Blancos nuk ekziston fjala e pamundur.

“I kemi cilësitë për ta përmbysur këtë sfidë, edhe me mbështetjen e tifozëve tanë. Është momenti të japim më të mirën. Në atmosferën magjike të Bernabeut do të luajmë me logjikë, me zemër dhe me këllqe, për të kontrolluar lojën”, thekson trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.

“Është koha që të shkruajmë historinë tonë në arenën ndërkombëtare. Duhet të triumfojmë edhe në këtë ndeshje. Champions është një turne që nuk e kemi fituar kurrë, port ani kemi shansin e madh për t’ia dale”, shprehet trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.

Inter-Bajern dhe Real Madrid-Arsenal luhen paralelisht duke nisur prej orës 21:00.

Tv Klan