Zikaltrit duhet të fitojnë 9 ndeshjet e mbetura për të “thyer” Juventusin e Conte

Barazimi ndaj Napolit nuk komplikon aspak ëndrrën e Interit për ta kurorëzuar me titullin kampion fundin e sezonit. Ylli i dytë në fanellë është gati për tu qendisur dhe matematikisht titulli do të fitohet përpara fundit të kampionatit.

Me 9 takime para fundit, Inter ka 14 pikë më shumë se Milani, ndjekësi më i afërt. Interit i duhen të paktën 13 pikë për tu shpallur kampion. Praktikisht pak më shumë se gjysma e pikëve në dispozicion.

Një total që mund të arrihet duke siguruar 4 fitore dhe një barazim dhe që mund të korrespondojë me takimet e fundit të muajit prill, ku zikaltërit do ndeshen me kundërshtarë si Milan dhe Empoli. Skenari më i mirë për Kristjan Asllanin me shokë do të ishte që ata të shpalleshin kampion pas tre javësh përballë Udinese.

Për ta zbatuar këtë teori, Milan dhe Juventus do të duhet të humbnin të tre përballjet e radhës. Gjithashtu, llogaritjet do të ishin të thjeshta edhe për të synuar rekordin e pikëve në kampionatin italian, me limitin 103 të tilla. Për të arritur diçka të tillë, Inter duhet të jetë perfekt në sfidat e mbetura, pasi për të thyer rekordin e Kontes duhet të fitojë të gjitha ndeshjet.

Objektiv që mund të konkretizohet, pasi skuadra zikaltër ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit deri më tani me 71 gola të shënuar dhe vetëm 14 të pësuar.

Klan News

/tvklan.al