Interi i Simone Inzaghit është i pari në renditjen sezonale të UEFA-s me 36750 pikë. Zikaltrit kanë arritur këtë rezultat falë paraqitjes mjaft të mirë në 13 ndeshjet evropiane të luajtura deri më tani.
Pas tyre pozicionohet Barcelona, kundërshtari i saj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me 36.250 pikë, e në vazhdim Arsenali, një tjetër skuadër ende në garë për trofeun europian, me 36.000 pikë.
Në 10-shen më të mirë nuk ka skuadra të tjera italiane, por Lazio është i trembëdhjeti përpara Real Madridit, i cili në këtë vit futbollistik ka zhgënjyer, edhe pse mban vendin e parë në renditjen e dhjetë sezoneve të fundit.
Atalanta është e 21-ta me 21 mijë pikë, Fiorentina dhe Milani janë në vendin e 24-të, ndërsa Juventusi është i 34-ti.
Koeficienti sezonal i një klubi llogaritet duke mbledhur numrin total të pikëve të marra në një sezon të caktuar të Ligës së Kampionëve, Europa Ligës apo Konferencë Ligës.
Çdo ndeshje e fituar sjell 2 pikë, çdo barazim 1 pikë, ndërsa humbja asnjë. Për më tepër që ka pikë bonus bazuar në ecurinë pas raundit të parë.
Sa më shumë një ekip të përparojë në kompeticion, aq më shumë pikë fiton.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
