Te Interi kanë filluar të mendojnë për të ardhmen. Drejtuesit po studiojnë alternativa për mbrojtjen, e cila pritet të pësojë ndryshime.
Njëri mes Stefan De Vrij dhe Francesco Acerbit, me shumë mundësi do të largohen. Mbrojtësi holandez është futur në muajt e fundit të kontratës dhe ende nuk ka një lëvizje për të rinovuar.
Në krahun tjetër, Acerbi edhe pse ka qenë një titullar i padiskutueshëm për Inzaghin, problemet e shumta fizike të shfaqura këtë sezon, mund të sjellin largimin në verë. 37-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026.
Beppe Marotta dhe Piro Ausilio po studiojnë disa alternativa. I pari në listë është mbrojtësi i Atalantës, Isak Hien. Megjithatë, një marrëveshje duket e vështirë, për shkak se lojtari ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa klauzola e largimit është 30 milionë Euro.
Në rast se ai nuk arrihet, disa nga lojtarët që po ndiqen janë: Bijol nga Udinese, Gila nga Lazio, Beukema nga Bologna dhe Idzes nga Venezia. Të gjithë lojtarë të rinj në moshë dhe shihen si profilet e duhura për mbrojtjen e Interit. /tvklan.al