Kampionati më i dashur për shqiptarët, Seria A italiane do të nisë këtë të shtunë sezonin e ri 2026-2027.
Kampionët në fuqi të Interit duan të konfirmohen edhe një tjetër vit dhe mbrojtjen e fronit do ta nisin kundër Monza-s, të sapongjitur nga Serie B. Cristian Chivu pritet t’i besojë bllokut të lojtarëve veteranë, pavarësisht transferimeve të bujshme në këtë merkato.
I fundit që iu bashkua skuadrës nga Milano ishte Curtis Jones nga Liverpool, i cili është prezantuar me fanellën zikaltër. Interi konsiderohet si një nga ekipet favorite për të triumfuar sërish, ndërsa ekipi i dytë sipas OPTA-s është Como.
Po sot do të zbresë në fushën e lojës Napoli i Massimiliano Allegri-t, që kërkon të lërë pas një vit të dështuar dhe zhgënjyes. Sfidën e parë e ka me Genoa-n e Mitajt, i cili nuk dihet nëse do të jetë apo jo titullar në ndeshjen hapëse të Serie A.
Juventus do të debutojë përballë Frosinone-s në transfertë, ndërsa aventura e Rúben Amorim në krye të Milan-it do të fillojë në një transfertë delikate kundër Torino-s.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
