Interi ka siguruar transferimin e tretë anglez në këtë merkato vere. Liverpooli ka dhënë dritën jeshile për mesfushorin Curtis Jones, për të cilin kampionët e Italisë kanë paguar 30 milionë euro dhe 5 bonuse.

25-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me zikaltrit. Jones është mesfushor qendre, por i aftë për t’u përshtatur edhe në disa role të tjera. Pikërisht ky aspekt e ka bërë trajnerin Chivu ta kërkonte me ngulm te drejtuesit, të cilët ia plotësuan dëshirën.

Në Milano ai do të gjejë 2 shokët e kombëtares angleze, John Stones dhe Spence. I pari u transferua si futbollist i lirë pasi mbylli aventurën me Manchester City, ndërsa Spence u ble nga Tottenham për 30 milionë euro.

Në orët e fundit, mediat argjentinase raportuan se Barcelona është gati të ofrojë 100 milionë euro për Lautaro Martínez, por klubi zikaltër është i qetë dhe nuk ka ndërmend ta nxjerrë në shitje kapitenin e skuadrës.

Tv Klan

/tvklan.al