Lajme Arkiva 2003

Ziso Kristopulli: Kujtoj një ngjarje të jashtëzakonshme që më ka kushtuar jashtëzakonisht nga ana psikologjike ekonomike qoftë edhe vështirësi shpirtërore. Më datën 16 Tetor të vitit 1995, pranë kryqëzimit të Ksamilit më paraqiten 4 veta me një makinë tip “Audi” ngjyrë ulliri më ndalojnë nga makina dhe më thonë je Ziso Kristopulli? Po. Jemi Kontrolli i Larte i Shtetit ke një problem me privatizimin e pularisë, duhet të vish me ne se na pret shefi në Gjirokastër. Unë i dhashë përgjigje që unë nuk  kam punë me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Unë jam privat dhe s’ka punë kontrolli i shtetit me mua. Do të vish se është në interesin tënd se është problemi i dokumentacionit. Unë e kam blerë nga institucion shtetëror dhe dokumentin e kanë ata. Ka institucione dhe shkoni e verifikojeni nëse janë apo jo të rregullta. Unë kam aktivitet privat. Ata më thanë që duhet të vish patjetër. Unë i thash do vij por jo sot se kam nënën sëmurë në fshat. Kam porositur doktorin do shkoj ta marr me makinë ta çoj atje. Nesër ose pasnesër nëse do të jetë e nevojshme unë do të vij në Gjirokastër. Jo, duhet të vish sot. Pas shumë debatesh e këmbënguljes që kishin ata për të më marrë, më thanë që do të lëshosh një deklaratë që nuk vjen, që të justifikohemi te shefi. Posi, u thash. U ula në makinë e shkrova letrën që më thanë ata dhe pasi e firmosa më thanë në rregull. Ndërkohë kur u futa në makinë unë e pashë që të katërt ishin me pistoleta pas brezit. Dhe dyshova të them të drejtën nga gazetat dhe nga televizionet që SHIK-u i Gazidedes, godet, vret, rreh dhe u shqetësova nga ajo punë se mos isha vënë edhe unë në shënjestër dhe nisem  të shkoj në Sarandë.

Gazetari: Pse thoni se ishit vënë në shënjestër? Nga pozicioni juaj politik?

Ziso Kristopulli: Po pozicioni politik, nuk  kishte fare lidhje me pozicionin e biznesit. Ishte vetëm pozicioni politik se unë isha kryetari i Partisë Socialiste për Ksamlin, isha anëtari i kryesisë së rretheve për Sarandën dhe anëtar i komunitetit drejtues për Sarandën. Udhëheqja e Partisë Socialiste në atë kohë që ishte në opozite, qendra qendrore ka qenë e Ksamilit dhe qendra kryesore shoqërore dhe miqësore kam qenë unë dhe pranë kësaj qoskës ne jemi takuar shume herë kemi pirë kafe, kemi ngrënë drekë, kemi bërë muhabet, por asnjëherë nuk kemi menduar se do të bëjmë politik dhe përgatitnim takimet me popullin. Them se ishte aspekti tamam i karakterit politik, për arsye se nëpërmjet këtij aspekti unë si intelektual dhe si bazament që kam 25-30 vjet në Ksamil, kisha një reputacion te populli, njëfarë respekti dhe partia demokratike këtu nuk kishte mundur të fitonte më tepër se 7-12%. Domethënë merrte ½ deri në 3 këshilltarë maksimalisht. Në të njëjtin vend në kryqëzim është një bilardo atje që luanin aty. Më panë makinën mua dhe dolën menjëherë jashtë. Këta i shoqëronte në atë kohë një oficer i krimeve të Sarandës që quhej Sazan Cana. Me doli përpara kjo makina dhe më tha mbaje pak makinën. E mbajta. Pse s’ke vajtur me këta të Kontrollit të Shtetit ti? S’kam punë , i thashë, i kam sqaruar të gjitha. S’kam punë unë me kontrollin e lartë të shtetit. Megjithatë do të vish me mua në komisariat. Përse të vij, i thashë. Do vish më tha mua se kam unë punë me ty, më tha. Po ma thuaj, i thash, të jem i përgatitur. Atje në komisariat do ta themi. Në rregull i them, do çoj makinën në pulari dhe pas kësaj do vij në komisariat. Jo më tha mua do e lësh makinën këtu dhe do vish. Mua pasi më mori Sazani më la te kampi i pushimit, atje më dolën dy veta të tjerë, një ishte ky që ishte shef dhe dy veta të tjerë. Zbriti Sazani hipën ata. I them Sazanit ku shkon? S’kam punë unë kaq e kisha detyrën, me tha. Ore të lutem shumë më dërgo në komisariat. Si më lë kështu unë se di ç’janë këta. Ik më tha mua. Ndezën makinën ata e ikëm. Kaluam Gjirokastrën, i pyeta ku po më çoni se Gjirokastra është këtu. Rri se je mirë, e dimë ne se ku do të çojmë. Tani që u fute në makinë e dimë ne. Nuk u ndjeva më fillova të dyshoj. Te ura më ndalojnë prapë dhe më thonë, te ura e Farkës është bërë një makabër vrasjesh, janë vrarë 7-8 veta. Aty ne kemi mundur ta kapim njërin, njëri nga ata përmendi edhe emrin tënd, prandaj ne erdhëm në Sarandë dhe të morrëm. Tani do shkojmë diku këtu afër do ta shikosh atë që në qoaftë se e njh do të na thuash po, në qoftë se nuk e njëh do të thuash jo dhe ne do të marrim përsëri do të çojmë në Sarandë. Pastaj më hodhën syzet dhe më hodhën një thes mbi kokë. Duke ecuar, mu morr fryma. U thash të ma hëqin thesinse po më merrej fryma. Më than nuk pëson gjë po fli gjumë se kemi edhe 1 orë e gjysmë  rrugë dhe pastaj do ta heqim. S’flisja më. Gjatë rrugës këta ndaluan dhe kishte hapje portash, hapje bagazhi. Unë gjithmonë me mendimi ata po mundohen të gjejnë ndonjë vend për të më vrarë. Në vazhdimësi, ndalo këtu e ndalo atje,  ky shefi tani i thotë shoferit, targat. Më fal shef i thotë ky. Atëherë e mora vesh unë se këta gjatë zonave të populluara ndryshnin targat para se të futeshin dhe kur dilnin. Sa u futëm në dhomë më hoqën thesin dhe më thanë ulu në krevat. Ndërkohë atje ishte një tjetër që nuk ishte nga ata që më morrën mua, por që po më priste. Tani ky shefi i ketyre më tha me ne ke mbaruar, mirupafshim, do të sjellim të hash bukë dhe vazhdo punën me këtë. Vajti ora 1:30-2:30, vjen një person me trup të shkurtër, pak tullac, më prezantojnë . Ata i ndryshonin emrat që unë të mos i mësoja dhe unë nuk i kam mësuar emrat. Ai më hap një bllok shumë të madh dhe thotë. E ke njohur Armandon? Kameraman? Po i them, në Ksamil, në Gusht ma merr mendja nga data 6-7 deri nga data 20-22 Gusht. Armandon ne e kemi arrestuar më thanë. Ai nuk ishte austriak, ishte kosovar dhe këtu i kemi bërë skëterrë, në këtë shesh. Më tregoi një shkop druri e më tha ja me këtë shkop, por këtë nuk e kemi për ty më thanë. Më tha ta dëgjoja dhe hapi librin e madh, më tha se Armandoja deklaronte për mua se ishim njohur në Shkurt të vitit 1993 dhe se ishim bashkëpunëtor si agjentë të serbit. U thashë se nuk kishte mundësi që ta njihja në ’93,  e kisha njohur vetëm  në këtë periudhë që deklarova dhe këtë ma kanë sjellë dy policë nga Saranda që ishin edhe miqtë e mi. Më thanë Stefan Vasili dhe Adriani, është miku jonë na e dërgoi tezja nga Tirana, kameraman në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës, austriak me origjinë dhe do të vijë të bëjë pushime. Pse të shkojë diku tjetër e jo në lokalin tënd ti marrësh ti paratë. Tre ditët e parë qenë skëterrë nga goditjet, nga koka, barku, deri te gjunjët. Atëherë unë nuk durova dot më. Ditën e dytë u thash shprehimisht, çfarë doni nga unë t’ju shkruaj. Nuk duroj dot ose më mirë më vrisni. Me Armandon u mbyll kapitulli me njohjen deri këtu. Domethënë ishte i pari që më ka kompromentuar mua se më bëri agjent të serbëve.

Gazetari: Emrat e dy viktimave të tjera të kësaj ngjarje kur kanë dalë në rrëmbimin tuaj?

Ziso Kristopulli: Në rrëmbimin tim është vetëm Remzi Hoxha. Me Remziun jam prezantuar siç u prezantova me Amrandon, por me Armandon jam prezantuar fizikisht. Ka qenë këtu. Më ka parë dhe e kam parë. Muhabet nuk kemi bërë se ai fliste anglisht, unë shqip, anglisht nuk dija. Njëkohësisht për Tiranën tani më ingranuan edhe me Remziun si agjentë i serbit. Këtu më shtuan shtesën për Remziun si trafikant armësh domethënë ne kemi transportuar armë nga Serbia, nga Mali i Zi, dinamit, granata, mitraloza, automatik dhe tërë llojshmërinë e armatimit. Pasi thanë se e kisha bërë këtë punë unë fillimisht nuk pranoja asgjë se s’mund ta thosha, pastaj e mblodha mendjen që do më vrisnin dhe u thash shkruani. Isha shumë i sëmurë rëndë, me hematomë në mushkëri është vërtetuar kjo edhe me dokumente përkatëse në dosje dhe vetëm për të marrë goditjen që të marrin veshë ata se nuk druhem para atyre mashtrimeve dhe intrigave që kanë krijuar për mua që ti jepja goditjen e fundit. Që të kuptonin se s’merresha dot me ta. Në ’97 pasi e mori pushtetin PS-ja fillova, shokët e mi ishin të informuar se pasi më liruan vajta bëra takim special me zotin Gramoz Ruçi dhe Namik Doklen në zyrë dhe u thashë që ky problem më ka ndodhur, më kanë bërë këtë. Tre ditë pasi më liruan informova komplet partinë. Denoncimin e parë e bëra te kryetari i SHIK-ut të Sarandës zoti Mevlan Matraku, drejtorit të Shik-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Avokati i popullit erdhi në Ksamil morri dëshmitë komplet për aktivitetin që unë kisha nënshkruar në këto dokumentacione dhe ia përcolli prokurorisë. Prokuroria nga ana tjetër vijnë përsëri pas 20 ditësh a një muaj, kryqëzuan përsëri dokumentet e dëshmive të mia me avokatin e popullit dhe prisja nga dita në ditë. Kërkesa ime kryesore ishte të fitoja pafajësinë që  më bënë të fitoj gjendjen shpirtërore psikologjike që jam shkatërruar dhe ajo më kryesorja dëmi ekonomik. Në ’97 duke qenë këta në pushtet në mënyrë të organizuar më shkatërruan një pasuri rreth 70-80 milionë lekë, një pulari të tërë, një lokal, njëkohësisht më kanë vjedhur edhe shtëpinë. Edhe në qoftë se do të kisha edhe familjen këtu në atë kohë, e kam përballuar, nuk kam ikur, nuk kam pasur frikë nga ata, nuk e lash Ksamilin, vetëm se flija në shtëpitë e tjera jo në shtëpinë time. Kryesisht media,  me televizionin me gazetat ata u dekonspiruan dhe nuk kishin mundësi të më vrisnin si ata dy pas meje që nuk jetojnë sot./tvklan.al