Kontaktet diplomatike mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara vijojnë, ndërsa Teherani po shqyrton përgjigjen e Uashingtonit ndaj propozimit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se mesazhet mes dy vendeve po shkëmbehen përmes ndërmjetësve dhe se Irani pritet të përgjigjet brenda pak ditësh.
“Procesi i negociatave vazhdon dhe mesazhet po shkëmbehen përmes ndërmjetësve. Ne paraqitëm propozimin tonë, i cili ishte një plan 7-ditor, dhe dëgjuam qëndrimet e amerikanëve në përgjigje. Aktualisht po i shqyrtojmë. Besoj se do të përgjigjemi brenda pak ditësh. Siç e thashë, procesi i negociatave vazhdon”.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të rinisin sulmet ndaj Iranit përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. Trump tha gjithashtu se Uashingtoni po zhvillon “diskutime produktive” me Iranin, duke lënë të hapur rrugën për vijimin e negociatave.
Deklarata e presidentit amerikan vjen ndërsa Irani po shqyrton kundërpropozimin e Uashingtonit për planin shtatë ditor që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ndërkohë, Teherani dhe Muskati do të paraqesin së shpejti marrëveshjen e tyre mbi përcaktimin e rrugëve të sigurta në Ngushticën e Hormuzit.
Pavarësisht përjashtimit të sulmeve para zgjedhjeve, SHBA-ja vijon të mbajë në fuqi bllokadën detare ndaj Iranit dhe po shton praninë ushtarake në rajon.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 