Teherani i vendos kushte Uashingtonit për marrëveshjen me Omanin për Hormuzin që mbështetet nga amerikanët.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, deklaroi se ujdia me Omanin për përcaktimin e korsive të reja detare është në fazat përfundimtare, por Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet pa u plotësuar kërkesat e Iranit.

Kushtet e Teheranit përfshijnë pagimin e dëmshpërblimeve nga SHBA-ja për dëmet e shkaktuara nga sulmet, heqjen e bllokadës detare amerikane në Gjirin Persik, anulimin e sanksioneve dhe zhbllokimin e pasurive të ngrira iraniane.

Projekt-marrëveshja me Omanin parashikon përcaktimin e rrugëve të reja të lundrimit dhe kalimin e kontrollit të trafikut detar te Teherani, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se do të heqë bllokadën e porteve iraniane vetëm pasi marrëveshja të zbatohet plotësisht.

Ndërkaq, mediat amerikane si “all Street Journal” raportojnë se Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin edhe pa zgjidhur çëshjen bërthamore.

Trump u ka thënë privatisht ndihmësve të tij se infrastrukturat bërthamore iraniane janë dëmtuar rëndë dhe se zgjatja e armëpushimit në mënyrë të pacaktuar do të jetë e mundur sapo të rifillojë lundrimi i lirë në Hormuz.

/tvklan.al