Irani është i gatshëm të mbrohet “me çdo mjet të nevojshëm”.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara kundër objekteve bërthamore iraniane.
“Irani është vendosmërisht i përkushtuar të mbrojë sovranitetin e tij, integritetin territorial, sigurinë kombëtare dhe popullin e tij me çdo mjet të nevojshëm”, shkroi Esmail Baghai në platformën X (ish-Twitter).
Ai dënoi “një agresion të papranueshëm të kryer nga një shtet i pajisur me armë bërthamore kundër një vendi që nuk zotëron armë bërthamore”./tvklan.al












Botërori 2026 
