Irani ka dënuar planet e Shteteve të Bashkuara për sanksione të reja, që mund të ushtrojnë presion të mëtejshëm mbi ekonominë e Republikës Islamike dhe të ndikojnë partnerët e saj më të rëndësishëm tregtarë, përfshirë Kinën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, tha se njoftimi i ri amerikan bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Mohsen Rezaei, i tha televizionit shtetëror se Teherani do të shënjestrojë interesat e vendeve që ndihmojnë Shtetet e Bashkuara.

“Ne po u themi të gjitha vendeve fqinje të mos i bashkohen luftës ekonomike të SHBA-së, përndryshe do t’i konsiderojmë si armiq”.

Sulmet amerikane e kanë dobësuar rëndë ekonominë e Iranit dhe kanë shkatërruar forcat detare dhe ajrore të tij, por Teherani mban kapacitet të mjaftueshëm raketash dhe dronësh për të penguar trafikun e cisternave të naftës dhe për të sulmuar rivalët rajonalë.

Pas gati gjashtë muajsh luftë, palët kanë ndalur sulmet ndaj njëra-tjetrës, por gjithashtu nuk kanë bërë asnjë lëvizje domethënëse për të treguar se do të vazhdojnë bisedimet e paqes.

Tv Klan

/tvklan.al