Autoritetet britanike do të lirojnë me kusht pesë personat e arrestuar për incidentin pranë bazës ushtarake në Fairford të dielën.

Të pestë të arrestuarit, britanikë rreth të 20-tave do të mbahen nën vëzhgim, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet nëse ndonjëri prej tyre apo persona të tjerë kishin lidhje me ndonjë shtet të huaj.

Piasta kryesore lidhet me Iranin, megjithëse një operacion sabotimi rus dhe komplot Islamist po shqyrtohen gjithashtu si mundësi.

Garda Revolucionare e Iranit kishte thënë në korrik se baza ishte nje objektiv legjitim, por ambasada e Iranit në Londër reagoi duke përjashtuar kategorikisht përfshirjen e vendit në incident.

Autoritetet britanike u alarmuan të dielën pas mesnate, kur një fermere njoftoi policinë për pesë persona të maskuar dhe tre forgone, që lëviznin pranë bazës së përdorur edhe nga SHBA-të.

Presidenti amerikan tha më herët se të dyshuarit, të cilët sipas tij ishin nën vëzhgim, do të bënin dëme të mëdha në aeroportin ushtarak.

/tvklan.al