SHBA-të do të pësojnë humbje “të papara” nëse zbatojnë kërcënimet e tyre për agresion ushtarak kundër Ishullit Kharg, sipas burim ushtarak për mediat iraniane.

Një mundësi për Iranin është të “destabilizojë” Detin e Kuq dhe Ngushticën Bab al-Mandab.

Ngushtica Bab al-Mandab, e njohur edhe si Porta e Lotëve, është një kanal 32 km i gjerë që ndodhet midis Jemenit në Gadishullin Arabik dhe Xhibutit dhe Eritresë në bregdetin afrikan. Rruga të çon deri në Kanalin e Suezit.

Burimi ushtarak shprehet gjithashtu se SHBA-të po përballen me një “dilemë të madhe” me Ngushticën e Hormuzit dhe objektet e naftës së Iranit.

Prodhimi i naftës mund të ndërpritet përkohësisht nëse amerikanët sulmojnë ishullin Kharg.

Burimi shton se Irani do t’u vinte flakën të gjitha objekteve në rajon dhe SHBA-të do të pësonin humbje që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

/tvklan.al