“Çdo përpjekje e Iranit për të rikuperuar uraniumin e pasuruar që shërben për armët bërthamore do të shkaktonte sulme të reja izraelite.” Kështu është shprehur një zyrtar i lartë i qeverisë së Netanyahut për disa media amerikane.

Një zyrtar i lartë i Izraelit mendon se Irani mund të rikuperojë uraniumin e pasuruar, që ndodhet në njërën nga tre objektet bërthamore të goditura nga sulmet amerikane.

Në një intervistë për disa media amerikane, zyrtari izraelit tha se ky proces në Isfahan do të ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe çdo përpjekje do të sillte sulme të reja izraelite.

Megjithatë, ai paralajmëron se tentativat e drejtuesve iranianë për të rimarrë materialin do të zbuloheshin menjëherë.

Nga ana tjetër, Irani ka hedhur poshtë deklaratat duke pretenduar se pasurimi i uraniumit është për qëllime paqësore.

Që pas bombardimeve të fuqishme, presidenti Donald Trump ka pohuar vazhdimisht se objektet bërthamore të Iranit janë shkatërruar, edhe pse disa agjenci të inteligjencës amerikane kanë pasur një qasje tjetër, më të kujdesshme.

Sipas raportit të tyre, të tre vendet, në Fordo, Natanz dhe Isfahan u dëmtuan rëndë, por ato nuk u shkatërruan plotësisht.

Klan News

/tvklan.al