Irani qëndron pas hakerimit të fushatës presidenciale të Donald Trump. Kështu kanë konfirmuar zyrtarë të inteligjencës amerikane si dhe FBI dhe agjenci të tjera federale.

Fushata e Trump drejtoi gishtin nga Irani më 10 Gusht për hakerimin e mesazheve të tij të brendshme por zyrtarët iranianë e mohuan atë.CBS Neës shkruan se ata dyshojnë se hakerat iranianë kanë shënjestruar edhe fushatën e kandidates demokrate për president, Kamala Harris.

“Iranianët, nëpërmjet inxhinierisë sociale dhe përpjekjeve të tjera, kanë kërkuar akses te individët me akses të drejtpërdrejtë në fushatat presidenciale të të dyja partive politike. Aktivitete të tilla, duke përfshirë vjedhjet dhe zbulimet, kanë për qëllim të ndikojnë në procesin zgjedhor të SHBA thanë zyrtarët e inteligjencës amerikane në deklaratë,”.

Fushata e Trump thuhet se iu dërgua një mesazh i krijuar për t’u dukur i besueshëm në mënyrë që objektivi të klikojë në brendësi të saj por që në vetvete mbarte qëllim të keq. Fushata e Harris tha javën e kaluar se kishte qenë gjithashtu objektiv i një sulmi. Mbetet e paqartë se çfarë informacioni, nëse ka, është vjedhur gjatë hakerimit. Trump deklaroi se hakerët ishin në gjendje të merrnin vetëm informacione të disponueshme publikisht.

Neë York Times, Politico dhe The Washington Post thanë se u zbuluan informacione konfidenciale nga brenda fushatës së Trump, duke përfshirë verifikimin e kandidatit të tij, JD Vance por deri më tani, mediat kanë refuzuar të ofrojnë detaje.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë vëzhguar një aktivitet gjithnjë e më agresiv iranian gjatë këtij cikli zgjedhor. Përpara se të tërhiqej nga gara për Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, fushata e Presidentit Joe Biden ishte në shënjestër të hakerëve iranianë, siç ishte ajo e Trump, sipas Google.

Klan News