Lojtarët iranianë, pas ndeshjes me Belgjikën, lanë një letër në dhomat e zhveshjes. Në atë mesazh falënderonin qytetin e Los Anxhelosit dhe tifozët, duke shtuar se paqja, respekti dhe miqësia duhet të mbizotërojnë mes të gjitha kombeve.

Në letër nuk mungonin edhe numri 168 dhe emri i qytetit Minab, aty ku pas një bombardimi amerikan u vranë 175 persona, nga të cilët 168 vajza të mitura.

Lufta me Shtetet e Bashkuara solli edhe kërcënime nga Irani për braktisje të Botërorit, por në fund skuadra mori pjesë në aktivitet, ndërsa u shtrëngua të qëndronte në territorin amerikan vetëm ditën e ndeshjes.

Tv Klan