Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan kanë qenë këngëtarja e njohur Irma Libohova, Vikena Kamenica dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu, të cilët kanë folur për humbjen e dhimbshme të komozitorit Agim Krajka nga Covid-19 në moshën 83-vjeçare.

Irma ka treguar se ai prej disa ditësh ishte me temperaturë 39 dhe pasi shkoi në spital, shumë shpejt humbi dhe jetën. Ajo u përpoq që të ndërhynte dhe me njohjet e saj t’i kishtoheshe vëmendja e duhur, por ishte e kotë pasi Krajka nuk arriti dot ta përballonte këtë virus.

Irma Libohova: Gjatë gjithë kohës kam ndjekur dinamikën e ditës, si fillim kam ndërhyrë, për të gjetur disa lidhje me njerëzit që t’i jepnin rëndësinë e duhur sepse atje spitali është i ngarkuar dhe gjithësecili fugon pas hallit të tij. Kam komunikur me disa persona që sigurisht e morën në konsideratë dhe kam përshtypjen se ka shkuar vetëm me maskën e oksigjenit, mirëpo brenda një kohe shumë të shkurtër agravoi situate dhe kur ka qenë ora 10 gjithmonë kam qënë në telefon me Aidën (motrën e Agim Krajkës), dhe më tha mos u lodh më për të bërë diçka mediatike, për t’i kishtuar më vëmendja e duhur sepse Agimi ka ndërruar jetë.

Rudina Magjistari: Merrte trajtim në shtëpi?

Irma libohova: Ka qenë me temperaturë disa ditë sepse e kam informacionin nga motra e Krajkës, Aida. Ka qenë disa me temperaturë 39 dhe pastaj ka shkuar në spital. Nuk e di si t’ja vësh emrin moj Rudina se ti mendon se ia ke bërë vetes kujdesin dhe mund ta përballosh dhe në shtëpi, por është lloji i virusit kaq i pabesë. /tvklan.al